Greqia do të votojë ligjin për çiftet e të njëjtit seks 

Greqia do të votojë ligjin për çiftet…

Këtë të enjte Parlamenti i Greqisë do të votojë projektligjin për legalizimin e martesës së çifteve të të njëjtit seks. Ky ligj është i shumëpritur nga LGBTQ+.

Projektligji i sjellë nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis është pritur me reagime edhe nga partia në pushtet me referencë të veçantë për abstenimet e pritshme por edhe qëndrimin e opozitës, votat e së cilës do të kontribuojnë në miratimin e këtij projektligji.

Shoqëria greke nga ana e saj është e përçarë, kjo referuar një sondazhi të MARC në “Proto Thema” që tregonte se 54.8% janë pro martesave të të njëjtit seks dhe një shumicë akoma më e vogël 52.9% mbështet adoptimin.

Projektligji i Greqisë përfshin të drejtën e prindërve jobiologjikë të fëmijëve për të marrë vendime mjekësore për ta, të kenë të drejtat e trashëgimisë dhe njohjen ligjore të marrëdhënieve prindërore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit