Greqia heq karantinën për turistët, përjashtohen shqiptarët

Greqia heq karantinën për turistët, përjashtohen shqiptarët

Greqia ka vendosur të heqë karantinën për turistët që vijnë nga vendet e Bashkimit Europian, zonës Shengen, Mbretërisë së Bashkuar, por dhe nga Serbia, Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përjashtohet vetëm Shqipëria, që është i vetmi vend në rajon, shtetasit e të cilës duhet të karantinohen për dy javë.

Ata që hyjnë në vend duhet gjithsesi të kenë një rezultat negativ të testit për Covid i cili duhet të jetë kryer maksimumi deri në 72 orë para, ose një certifikatë vaksinimi.

Aktualisht mbeten në fuqi të gjitha rregullat e tjera, si ora policore nga 21:00- 05:00 çdo ditë. Do të jetë e mundur të vizitohen vetëm zonat arkeologjike pasi janë në ambient të hapur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit