Greqia i heq çadrat privatit: 50% e hapësirës do jetë për qytetarët

Greqia i heq çadrat privatit: 50% e…

Duke filluar nga pranvera e vitit 2024, Greqia do të zbatojë një sistem të ri për të rregulluar plazhet me peizazh dhe për të siguruar aksesin e publikut. Sipas ligjit të ri, të paktën 50 për qind e zonës së plazhit do të duhet të mbetet e aksesueshme për publikun, domethënë pa shezlongë privatë. Ministria e Ekonomisë Kombëtare dhe Financave të Greqisë prezantoi një ligj të ri për rregullimin e plazheve dhe pronës publike bregdetare në Greqi, sipas të cilit sipërfaqja që mund të merret me qira nuk mund të kalojë më 50 për qind të sipërfaqes totale të plazhit. Përqindja ulet më tej për zonat e shënuara me “Natura 2000”.


Sistemi i ri synon të zgjidhë çështjen e pushtimit privat të plazheve publike. Kushtetuta greke njeh vijën bregdetare të vendit si një e mirë publike, duke u siguruar qytetarëve akses të pakufizuar në çdo kohë. Në veçanti, ligji i ri thekson aspekte të tilla si pastrimi i plazhit, ofrimi i shërbimit, aksesi në ambiente dhe prania e shpëtimtarëve, shkruan Real Greek Experiences. Koncesionarëve u kërkohet të përmbushin detyrime të ndryshme, përfshirë pastrimin e rregullt të plazheve dhe instalimin e infrastrukturës sanitare, si dhe duhet të heqin pajisjet e tyre në fund të sezonit veror.


Por e kundërta ndodh në Shqipëri. Privati ka zaptuar të gjithë vijën bregdetare, duke vendosur edhe çmime shumë të larta dhe duke mos lënë asnjë hapësirë për qytetarët. Nga ana e qeverisë nuk është marrë asnjë masë, përveç fjalëve boshe në media. Favorizimi i miqve të tyre oligarkë, jo vetëm që nuk ka lënë det publik, por e kanë zaptuar dhe betonizuar në mënzrën më të shëmtuar të mundshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit