Greqia kërcënon Shqipërinë për Belerin nga Këshilli i Europës

Greqia kërcënon Shqipërinë për Belerin nga Këshilli…

Greqia nuk kërkon të ndalet nga kërkesa për lirimin e Alfred Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur për Himarën në zgjedhjet e 14 majit. Ende pa dëgjuar fjalën e drejtësisë shqiptare, zyrtarët e lartë grekë kanë kërkuar që ai të lirohet nga burgu dhe të marrë detyrën që i ka dhënë sovrani në votime. Kërcënimet për Shqipërinë kanë arritur deri tek firma e tyre për të bërë vendin tonë pjesë të BE.

Nga Këshilli i Europës, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, tha se do ta ngrejë si çështje diskutimi ndalimin e Belerit dhe mbajtjen e tij në paraburgim. Një kritikë në Këshillin e Europës dhe një pafajësi e mundshme e Belerit, mund t’i ulte Shqipërisë shumë pikë në rrugën e antarësimit në Union. Zyrtarët grekë këtë e kanë si mundësi në dorë dhe duket se fjalë në mes të ndërkombëtarëve të kontinentit nuk do ta kursejnë.

Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Kështu do të kem mundësinë të ngre qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Gjithashtu do të takohem me homologun tim shqiptar. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante” , tha Nikos Dendias.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit