Greqia mbyll pikat kufitare me Shqipërinë

Greqia mbyll pikat kufitare me Shqipërinë

Greqia ka vendosur të mbyllë pikat doganore me vendin tonë, duke mos lejuar qytetarët që të futet në shtetin helen nga territori Shqiptar.

Bllokimi do të nisë në orën 05:30 të datës 2 prill 2024 dhe do të vijojnë deri në orën 05:30 të datës 4 prill 2024. Pikat doganore ku nuk do të lejohet kalimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve janë ajo e Kakavijës, Tre Urat, Përmet, Qafë Botë dhe Sarandë. Kjo mbyllje po bëhet për shkak të disa protestave të sindikatave greke, të cilat vijnë pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Bashkinë Himarë dhe pas arrestimit të Jorgo Goros, që mbajti kryesimin e pushtetit lokal edhe pse në zgjedhjet e 14 majit doli me rezultat humbës përballë Fredi Blelrit, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve për blerje votash.

Kalimi do të lejohet vetëm për këmbësorët që jetojnë pranë kufirit, pa bagazhe, pa automjete dhe vetëm për arsye të emergjencave shëndetësore.

E vetmja pikë kufitare që nuk është bllokuar është ajo e Kapshticës. Duke pasur parasysh situatën, Policia njofton se kalimi do të bëhet nga kjo pikë dhe se autoritetet janë në kontakt me palën Greke për ndryshime të mundshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit