Greqia mbylli kufinjtë për Shqipërinë, nuk lejon as të kalohet tranzit

Greqia mbylli kufinjtë për Shqipërinë, nuk lejon…

Greqia mbylli kufijtë me Shqipërinë. Qytetarët e huaj nuk mund të kalojnë nëpërmjet Shqipërisë as tranzit për të shkuar në shtetin fqinj.

Në Kapshticë kanë mundur të kalojnë vetëm shqiptarë banues në Greqi, të pajisur me dokumentet përkatëse, që vërtetojnë se iu është dashur dalja drejt Greqisë, apo edhe mjetet e transportit të mallrave. Qarkullimi është i mbyllur edhe për qytetarët me pasaporta biometrike.

Shtetas të huaj kanë tentuar të kalojnë në Kapshticë ditën e sotme tranzit për në Greqi, por edhe këtyre të fundit u është ndaluar hyrja. Turistëve çekë dhe malazezë u është dhënë shpjegimi nga pala greke se hyrja është e ndaluar prej situatës të krijuar nga Covid-19.

Njëra prej turisteve u shpreh për Report TV:

Shkuam në këmbë për të pyetur nëse kemi mundësi që të kalojmë për në Greqi. Nuk e dimë, shkuam aty dhe u kthyem në makinë. Do të shkojmë diku pasi se dimë nëse do të kthehemi apo do të na lejojnë të kalojmë kufirin. Vij nga Mali i Zi, punoj atje, kam kompaninë, jetoj atje, por dhe kam marrë një rekomandim nga ambasada që të shkoj çdo javë dhe më thanë po lejohesh. Por nga sot nuk u lejuam. Ne jemi qytetarë tranzit. Na lejuan në kufirin shqiptar, nuk na thanë gjë, por kur erdhëm këtu na thanë që u mbyllëm përsëri që prej orës 9. Të gjithë kaluan para orës 9 kurse ne nuk mundëm. Nuk e di se çfarë do të bëhet nëse do të kthehem në Mal të Zi apo do t’i bie nga Maqedonia, Bullgaria e më pas në Turqi.

Të gjendur në këtë situatë, turistëve u është dashur të kthehen pas. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit