Greqia merr masa të tjera anticovid, zgjat karantinën deri më 7 dhjetor

Greqia merr masa të tjera anticovid, zgjat…

Greqia ka zgjatur masat kufizuese deri më datë 7 dhjetor.

Zëdhënësi i qeverisë greke njoftoi se vendimi u mor duke patur në konsideratë situatën e krijuar në vend me koronavirusin.

Lockdown-i total do të shtyhet tha ai duke iu referuar të dhënave epidemiologjike duke mos dhënë garanci edhe për “shpëtimin” e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, do të përjetohen nën masa kufizuese.

Rrjedhimisht, periudha e festave do të jetë ndryshe në Greqi pasi qarkullimi do të jetë i kufizuar, ndërsa baret dhe restorantet do të funksionojnë në orare më të reduktuara.

Greqia është duke u përballur me raste të shumta të prekurish dhe të vdekurish nga koronavirusi.

Madje, spitalet në zona të ndryshme të vendit janë mbushur duke detyruar autoritetet që të bëjnë transportimin e të sëmurëve me avion për në Athinë ku ka ende vende bosh. /abcnews

<iframe width=”1903″ height=”743″ src=”https://www.youtube.com/embed/nNlNtSU_snA” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit