Greqia na izolon! 7 ditë karantinë kush vjen nga Shqipëria, Kakavija mbyllet natën

Greqia na izolon! 7 ditë karantinë kush…

Një paketë e re masash implementohet në Greqi, për parandalimin e koronavirusit.

Diçka e tillë prek edhe udhëtarët nga Shqipëria.

Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Trajtimit të Krizave bën me dije se kufiri tokësor në Kakavijë do mbyllet gjatë natës, që të ketë kontrolle më të shtuara gjatë ditës.

Duke filluar nga e diela e 16 gushtit, ata që udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë, përmes Kakavijës, do të vendosen në një karantinë të detyruar, prej 7 ditësh.

Gjithashtu, nga dita e hënë në palën greke do të vendoset ekip kontrolli epidemiologjik i vazhdueshëm për kontroll të plotë të udhëtarëve.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit