Greqia njeh deri më 31 dhjetor pasaportat shqiptare që u ka skaduar afati

Greqia njeh deri më 31 dhjetor pasaportat…

Me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, të gjitha pasaportat e shqiptarëve që kanë skaduar apo skadojnë, u shtyhet vlefshmëria deri më dt. 31/12/2020 dhe janë të pranueshme nga Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve për të kryer çdo procedurë ligjore.

Vendimi i institucioneve greke është marrë nisur nga pandemia e COVID-19, teksa shumë shqiptarë ishin të detyruar që të ktheheshin në Atdhe këtë periudhë për të aplikuar për pasaportat e reja duke sjellë edhe kaosin në pikat e Kapshticës dhe Kakavijës në kthim – Situatë e cilësuruar si “krizë humanitare”.

Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka vlerësuar vendimin e qeverisë greke.

“Është vërtet një vendim shumë i dobishëm dhe është nga ato rastet e rralla kur qeveria greke tregon anën sociale dhe “mirëkuptimin” e saj, aq më tepër kur bëhet fjalë për dokumente identifikimi (pasaportë) të skaduara që janë kompetencë dhe përgjegjësi e shtetit shqiptar, të pranojë vlefshmërinë e tyre për një periudhë kohorë te caktuar.

Pak më parë vendimi u bë publik nga Ndërmjetësi Ndërkulturorë z. Fatos Malaj, të cilin gjejë rastin ta falenderojë për përpjekjet e mëdha dhe informacionet e sakta që na ofron. Fatkeqësisht z. Malaj ka mbetur thuajse i vetëm në këtë pjesë për shkak se “ata” të cilët “përfaqësojnë” komunitetin ndodhen me pushime të gjata për më shumë se 3 vjet.

Në çdo rast, është për t’u përshëndetur ky vendim pasi i vjen në ndihmë me mijëra bashkëatdhetarëve tanë cilët përballen me një mori problemesh dhe kështu do mund të rinovojnë dokumenat” mbyllet reagim i Komunitetit Shqiptar të Selanikut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit