Greqia nuk gjen gjetësi/ Tërmet i dyfishtë shkund vendin

Greqia nuk gjen gjetësi/ Tërmet i dyfishtë…

Greqia nuk gjen gjetësi nga tërmetet dhe qytetarët janë gjithë kohës në panik. Mësohet se një tërmet i dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Korinth. Dy lëkundjet njëra pas tjetrës kanë tronditur banorët.  Tërmeti i parë, sipas Institutit Gjeodinamik, ka qenë me magnitudë 3.8 dhe i dyti 3.7 Rihter.

Kujtojmë se, të mërkurën mbrëma, tre tërmete të njëpasnjëshme ndodhën, me një interval kohor prej 12 minutash nga i pari në të fundit, jashtë Korintit. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i parë është regjistruar në orën 20:42 dhe i fundit në orën 20:55.

Tërmeti i tretë ishte gjithashtu më i fuqishmi, me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter, me një thellësi fokale prej 5 km dhe një vendndodhje 10 km në veri të Kiatos. Por, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit