Greqia nuk ka njohur ende Kosovën| Televizioni grek “hakmerret”, i deformon dardanëve flamurin

Greqia nuk ka njohur ende Kosovën| Televizioni…

Përfaqësuesja e Kosovës në lojën e “HandBall” është gjendur në një surprizë të pakëndshme gjatë ndeshjes në transfertë ndaj Greqisë. Televizioni publik i shtetit fqinj, EPT, i cili do të transmetonte ndeshjet, shkoi në kufirin e ekstremti të diskriminimit.

Gjatë prezantimit të ekipeve ata kanë ndërhyrë në simbolikën e flamurit të Kosovës duke hequr hartën e verdhë, e duke e ndërruar atë me të Australisë. Dukshëm një punë grafike e punuar me kujdes pasi nuk bëhet fjalë për ngatërrimin e flamurit por të vetë deformimit të tij në brendësi.  ka bërë një gabim gjatë transmetimit të ndeshjes së hendbollit mes Greqisë dhe Kosovës.

Siç raportohet nga mediat greke, teksa kanë bërë prezantimin e flamujve të të dyja shteteve, në vend të hartës në Flamurin e Kosovës kanë vendosur atë të Australisë. Gafa duket se zgjati pak sekonda, duke e ndrequr “gabimin” gjatë ndeshjes ku dhe kanë vendosur flamurin e Kosovës. Flamuri i Kosovës përmban gjashtë yje të bardhë në një sfond blu, secili yll simbolizon gjashtë grupet kryesore etnike të Kosovës. Poshtë harkut të formuar nga yjet është harta e Kosovës me nuancë të artë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit