Fluks në Kakavijë/ Qeveria bllokon pikat kufitare. Qytetarët mes koronës dhe vapës

Fluks në Kakavijë/ Qeveria bllokon pikat kufitare.…

Pika kufitare e Kakavijës po përballet me një fluks njerëzish, të cilët rrinë me orë të tëra mes vapës dhe  virusit. 

Kjo ka sjellë edhe bllokimin e pikës kufitare. 

Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve nga pala greke në këtë pikë doganore.

Mijëra qytetarë janë duke pritur në radhë për të bërë tamponin, ndërkohë pala greke nuk po menaxhon dot situatën.

Qytetarët shfaqen grumbull pranë stafeve mjekësore, ku bëhet edhe analiza e COVID dhe nuk dinë se sa orë do të qëndrojnë në këtë pikë doganore.

Çdo person, para se të futet në tokën helene, i merret tamponi si dhe të adresa dhe numri i telefonit.

 Kjo si një masë për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19. 

Ndërkohë, nuk u merret tamponi udhëtarëve që futen në tokën shqiptare.

Sakaq, pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës janë të mbyllura nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që prej 6 gushtit.

Ndërsa më 16 gusht, çdo shtetas që do të hyjë në territorin grek përmes pikës kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të karantinohet për 7 ditë.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit