Greqia jep 10 mijë € për të jetuar në Çamëri

Greqia jep 10 mijë € për të…

Greqia po përgatit një program për ripopullimin e zonave të banuara përgjatë kufirit me Shqipërinë, me një paketë financiare deri në 10 mijë euro për familje dhe paradhënie prej 50%. Sipas mediave greke, programi përfshin bashkitë e Sulit dhe Filatit në Thesproti, si dhe Pogonin e Konicës pranë Janinës, zona që historikisht kanë pasur edhe popullsi çame. Aplikimet për skemën pritet të nisin në tetor.

Përveç mbështetjes financiare, plani parashikon investime në infrastrukturën e zonave të izoluara malore, përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra shëndetësore, me synimin për të frenuar largimin e banorëve drejt qyteteve të mëdha. Përfitues mund të jenë personat që jetojnë dhe punojnë ligjërisht në Greqi, përfshirë nomadët digjitalë, ndërsa është hequr kushti për një parakontratë pune. Programi do të shtrihet edhe në zona kufitare me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Nisma është pjesë e një politike më të gjerë të Athinës për përballimin e rënies së popullsisë në zonat periferike. Programi fillestar u aplikua në ishullin Kastellorizo, ku Greqia synon të ruajë një prani të qëndrueshme civile dhe ushtarake, në një zonë të ndjeshme për shkak të tensioneve me Turqinë dhe interesave strategjike në Mesdheun Lindor.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit