Greqia po që di të joshë turistët, ulin çmimet për dhomat e hoteleve, ja sa i bënë...

Greqia po që di të joshë turistët,…

Greqia mbahet si një prej shteteve me fluksin turistik më të lartë në rajonin e Mesdheut, dhe këtë sektor duket se ajo di ta zotërrojë shumë mirë.

Kohët e fundit edhe Greqia duket se po njeh problemet që kanë ardhur si pasojë e pandemisë, duke ngadalësuar aktivitetin turistik.

Por disa hotele në Greqi kanë filluar të ulin në mënyrë drastike çmimet e dhomave të tyre, në përpjekje për të rigjallëruar sektorin e turizmit.

Vendi rihapi kufijtë më 1 korrik, por duket sikur pushuesit nuk kanë filluar të shkojnë përsëri.

Kjo bëri që disa hotele të ulin çmimet e tyre deri në 40%.

Një qëndrim një javor në një hotel në Rodos muajin tjetër, mund t’ju kushtojë 11£ (paund) për person për një natë.

Ndërsa shtatë netët në Kos, do të jenë vetëm 12£ për person për një natë, dhe qëndrimi një javë në Kretë, është 17£ për person për një natë.

Ndërkohë kontrollet paraprake për turistët që hyjnë në vend janë ende në fuqi, dhe qeveria ‘nuk do të hezitojë’ të mbyllë përsëri kufijtë.

Kjo, pasi rreziku se virusi mund të përhapet në të gjithë vendin, tejkalon çdo përfitim për turizmin në një vit, që konsiderohet kryesisht i humbur.

Muajin e kaluar, zyrtarët në Greqi thanë që po shkurtonin taksën e vlerës së shtuar (TVSH) dhe taksën e mallrave dhe shërbimeve (GST).

Ky shkurtim u bë për të gjitha mënyrat e transportit, ku nga 24% shkoi në 13%, në një përpjekje për të tërhequr turistët.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit