Greqia regjistron 10 raste të reja me COVID-19, totali shkon në 2 mijë e 726

Greqia regjistron 10 raste të reja me…

10 raste të reja ka regjistruar Greqia me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe asnjë viktimë. Greqia prej 1 jave nuk është më në karantinë por vetëm ka mbylljen e kufijve, fluturimeve si dhe rregullat e higjienës dhe distancimit social ndërkohë ka 2 mijë e 726 të infekuar në total me COVID-19.

Numri i viktimave qëndron në 151 kurse në spitale ka ende 32 të intubuar. Nga fillimi i rasteve të para me COVID-19 Greqia ka kryer në total rreth 100 mijë testime. /Balkan Web

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit