Greqia shqyrton nesër në Parlament zgjerimin në Detin Jon me 12 milje: Vendim historik, ndodh për herë të parë që nga viti 1947

Greqia shqyrton nesër në Parlament zgjerimin në…

Qeveria greke ka dorëzuar zyrtarisht në Parlament projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon. Lajmin e konfirmon zyrtarisht zëdhënësi i qeverisë, Kristos Tarantilis, i cili thekson se ky projektligj do të shqyrtohet nesër në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Mbrojtjen.

“Ky është një vendim historik i Greqisë, që zgjeron territorin e saj për herë të parë që nga viti 1947”, tha zëdhënësi i qeverisë greke, duke shtuar se neni 1, pika 2 e projektligjit nënvizon se Greqia rezervon të drejtën për ushtrimin e të drejtave të tij në pjesën tjetër të territorit.

Ky veprim i palës greke ka shkaktuar një debat shumë të madh edhe në Shqipëri, në një kohë kur të dy vendet do të shkojnë në Gjykatën e Hagës për mosmarrëveshjen mbi cështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike dhe sheflit kontinental në Detin Jon. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur disa herë se Greqisë e drejta për t’u zgjeruar i buron nga Konventa e Detit, të drejtë që sipas tij deri më tani nuk e ka ushtruar ende. Por opozita akuzon Ramën se është duke falur territor në këmbim të favoreve të tjera nga Athina, sidomos tani në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit