Greqia shtyn hapjen e kufirit, Kapshtica e mbyllur deri më 14 maj

Greqia shtyn hapjen e kufirit, Kapshtica e…

Greqia ende nuk është gati për të hapur kufirin me Shqipërinë pasi pavarësisht faktit se vendi ynë prej disa javësh po raporton përmirësim të situatës kjo nuk ka ndikuar te vendimi i autoriteteve greke. Bëhet me dije se qeveria greke ka vendosur vijimin e mbylljes së kufirit deri më 14 maj. Sipas njoftimit më të fundit, deri në datën 14 maj dogana e Kapshticës do të vazhdojë të jetë me të njëjtat rregulla të mëparshme, ku hyrja drejt vendit tonë mund të bëhet nga ora 06:00 deri në 22:00, për gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. Ndërsa dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit