Greva e kontrollorëve/ Balluku kërcënon: Kush nuk kryen detyrën largohet nga puna!

Greva e kontrollorëve/ Balluku kërcënon: Kush nuk…

Në Rinas është krijuar në kaos i vërtetë, teksa është pezulluar puna. Ndërkohë kjo situatë ka sjell edhe zbarkimin e ushtrisë dhe FNSH-ës në ambientet e aeroportit, teksa pas kësaj erdhi edhe reagimi i një prej kontrollorëve, Andel Trebicka. Ai tha se janë kërcënuar me 20 vite burg dhe se nëse kjo situatë nuk do të përfundojë me realizimin e kërkesave, atëherë do të kërkojnë azil politik në Kanada. Fill pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i ministres Belinda Balluku. E irrituar, Balluku u shpreh se fatkeqësisht për kontrollorët, por fatmirësisht për Republikën e Shqipërisë nuk i ka rënë në qafë shtetit. Balluku nuk nguroi, teksa kërcënoi se kush nuk kryen detyrën do të largohet nga puna.

Belinda Balluku:

Duhet t’i paguajnë haraçin dhe t’i japin 4400 dollarë edhe kur nuk punojnë. Kompania e cila fatkeqësisht për kontrollorët, por fatmirësisht për Republikën e Shqipërisë nuk i ka rënë në qafë shtetit. 40% e kostove operacionale, vijën vetëm prej pagave ekstravagante që ka kjo kompani. 2490 dollarë paguhen kontrollorët. E them dhe e theksoj, nuk janë të gjithë kontrolloret shqiptarë tregtarë. Fatkeqësisht një pjesë e tyre janë kapur nga politika. Sot një çetë e ka marrë dhe e ka bërë plaçkë. Të këshilluar nga mjeshtërit e politikës qëndrojnë në ndërtesë që të mos quhet braktisje e vendit të punës. Braktisja e vendit të punës është dëshmitare e gjithë Shqipëria dhe nuk do t’iu ndihmojë dot askush kur të vendoseni para ligjit. Detyra juaj është të operoni trafikun ajror të Republikës së Shqipërisë. Ju nuk po e kryeni detyrën tuaj. Nuk jeni në detyrë, e keni braktisur detyrën. Ligjshmëria e veprimeve tua ka rënë dje. Fletë të shkruara si zotëria i stresuar për shkak se nuk merr 4400 dollarë por 2490 dollarë për 17 ditë punë në javë. Nëse një familje me 4 persona mbahet apo jo me kaq para. Nga ky moment për shkak të sigurisë së Republikës së Shqipërisë, duke qenë se kontrollët e trafikut ajror kanë vendosur të mos bëjnë detyrën. Të gjithë ata persona që nuk operojnë. Të gjithë këta persona që nuk kryejnë detyrën do të largohen nga kjo godinë duke filluar nga ky moment.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit