Grevat kombëtare paralizojnë transportin publik në Greqi, anulohen udhëtimet

Grevat kombëtare paralizojnë transportin publik në Greqi,…

Qytetarët grek vazhdojnë protestat për përmirësimin e transportit publik, pas aksidentit me trena që ndodhi në Larisa. Mësohet se, për të dytën ditë brenda javës Greqia do të paralizohet për shkak të grevës 24-orëshe të sindikatave të sektorit publik dhe privat. Ata kërkojnë drejtësi për viktimat e përplasjes së trenave dhe transport të sigurt në vend.

Greva ka filluar ditën e djeshme, ndërsa bëhet me dije se do të vazhdojë derisa drejtësia të vendoset në vend. Madje, për sot është paralajmëruar mbyllja e institucioneve publike si shkolla, çerdhe.

Ndërkohë vetëm autobusët publikë  në Athinë do të funksionojnë si zakonisht nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 21:00. Problem mbi transportin do të ketë edhe për linja të ndryshme të metros në kryeqytet, ashtu edhe në qytetet rrethuese.

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror ka paralajmëruar se do të jetë pjesë në grevë 24 orëshe nga ora 00:01 e së enjtes deri në orën 24:00 të së enjtes. Aegean dhe Olympic Air kanë njoftuar anulimin e fluturimeve të tyre të planifikuara vendase dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu edhe sindikata e punëtorëve të hotelerisë dhe turizmit do t’i bashkohet grevës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit