Grida Duma dhe Ervin Salianji drejt martesës/ Zbulohet kur bëhet kurorëzimi

Grida Duma dhe Ervin Salianji drejt martesës/…

Prej shumë kohësh, në media përflitet për një lidhje dashurie mes ish-deputetëve të Partisë Demokratike, Grida Duma dhe Ervin Salianji, por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë. Real News ka mësuar nga burime të sigurta se pas dy muajsh Grida Duma dhe Ervin Salianji do të ‘kurorëzohen’ në martesë.

Burimet rrëfyen për Real News se çifti Duma -Salianji do të martohen në muajin gusht, por vetë ish-deputetët ende nuk e kanë pranuar publikisht diçka të tillë.

Pak muaj më parë, kujtojmë se dyshja janë parë bashkë në zonën e Qerretit, në një zonë vilash rezidenciale.

Kujtojmë këtu se rreth dy vite më parë CNA.al publikoi një video e Ervin Salianjit, i cili u kap duke shkëmbyer mesazhe erotike në sallën e parlamentit, me një person të quajtur G.D., që më pas nga mediat u identifikua si Grida Duma, por që asnjëherë nuk është pranuar nga asnjëri prej tyre. Përkundrazi gjithçka u mohua.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit