Grida Duma: Turp që pas viti të 7-të nuk ka hapje të negociatave

Grida Duma: Turp që pas viti të…

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 komentoi sot raport progresin progres-raportin e BE për Shqipërinë. Sipas Dumës është tùrp që kanë kaluar tashmë 7 vite dhe situata është kéq e më kéq.

Madje Duma thotë se në procesin e saj të intégrimit, Shqipëria ka gjasa të shkëputet nga treni ku kish hipur më parë me Maqedoninë e Veriut.

Një gjë që s’ka ndodhur kurrë, siç tha edhe ish-deputetja është përmendja për herë të parë e zyrës së kryeministrit, e cila nuk koordinohet me ministritë, duke lënë pezull shumë projekte.

“Është viti i 7-të i mos hapjes së negociatave, turp i Zotit! lajm i kéq si gjithmonë. Kjo është plotësisht përtej palëve politike. Edhe për opozitën do të kishte qenë e domosdoshme të ecnim me hapa më të shpejta drejt integrimit. Unë e njoh procesin, shqiptarët nuk kanë besuar më shumë tek qeveria, por tek fakti apo dëshira se sa BE do ua hapë derën. Kanë besuar tek BE, Europa dhe jo qeveria. Progres raporti me gjetjet e veta është nga më të kéqijtë të mundshëm. Ekziston fríka e madhe që do shkëpùtemi nga Maqedonia e Veriut.

Për herë të parë në këtë progres raport përmendet zyra e kryeministrit ku thuhet se koordinimi mes kryeministrisë dhe ministrive duhet të jetë i një raporti tjetër, se nuk ka koordinim. Shkàtërrimi i këtij vendi vjen se ministritë nuk kuptohen me njëri-tjetrin. Pra, projektet mbéten pézull, investimet pezùll, sepse ministritë nuk ekzistojnë por vetëm zyra e kryeministrit. Ky vend, gjënë më të kéqe që ka është të vazhdojë me kulturën e 1-t. Ky vend bëhet nga grupi i të aftëve jo nga 1-shi që të kënaq me batuta dhe rezultati në fund është zero.

Në raport thuhet ndër të tjera se administrata publike është në dorë të një lígji të còpëzuar. Janë héqur mbi 800 veta me statusin e nëpunësit civil nga puna, vetëm në këtë vit. Pra, ka rrezík të pàguajmë dy administrata paràlelisht. Këtu jemi te situata që zyra e kryeministrit është kthýer në pròblem, pra nuk ekzistojnë ministritë e linjës, po marr si shembull bashkimin e ministrive si Shëndetësia që ka marrë një pjesë të ministrisë së Punës. Erdhën me 300 mijë vende pune premtim këta, po s’ka më ministri të Punës. Në administratë po shterojnë burimet njerëzore.

Element tjetër që përmendet është mùngesa e konkùrrueshmérisë në ekonomi. Bujqësia e còpëtuar që prodhon me ngastra, si mund të avancosh me të në BE? Me turizmin që ke ende pròbleme me pronat? S’ke konkùrrueshmëri. Elementi tjetër, reforma elektorale. Duhet të zbàtohet dialogu thuhet në progres raport. Nëse mbàhet konferenca e parë ndërkombëtare me BE, ku ka gjasa të ndàhemi nga treni me Maqedoninë ne Veriut, kjo pika e dialogut nuk ka ku mbéshtetet, pasi qeveria nuk ka marrë vendime që rrjédhin nga dialogu. Një gjë duhet të kuptojnë shqiptarët sot, që pa drejtësi nuk ka ekonomi. Vetëm në Gjýkatën e Lartë kanë mbétur pézull 35 mijë çështje”,- tha Duma.

Sa për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-deputetja Duma u shpreh se me to Rama tregoi që është në ditën e tij më të kéqe.

“Asnjë dyshím që kundérshtari është sot në ditën më të kéqe, me këto ndryshime shteti i ka rénë vetes me grùsht. Për mua kjo qeverisje e ka mínuar pjesëmarrjen e shqiptarëve në votime. U prish marréveshja e 14 janarit, jo vetëm marréveshja e príshur me amerikanët. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë, e ka bërë Rama, është çménduri politike që tregon gjendjen e kéqe në të cilën ndodhet ai vetë, pra bën çdo zùllum brenda që nga jashtë të shpëtojë fytyrën”.

Por çfarë do ndodhë brenda opozitës së Bashkuar pas ndryshimeve Kushtetuese që péngojnë koalicionet parazgjedhore? Duma tha se opozita është sot më e bashkuar se kurrë dhe bashkë po diskutojnë për të gjetur zgjidhjen sa më të mirë.

“Taktika për të dalë me një listë apo me dy do vijojë të diskutohet mes partive të koalicionit. Kjo taktikë i takon një rrethi forumesh, a e prek kjo rezultatin elektoral? Jo nuk e prék. Do respektohen aleatët. Për mua sot PD gëzon besueshmëri, prítet të shfàqet grupi fitues që do i shtohet këtij momenti të rëndësishëm politik. 25 prilli nuk do jetë vetëm rotacion pushteti, por do të mbýllë tranzícionin në këtë vend. T’i largohemi fjalëve, stileve dhe përfítimeve personale”,- vijoi Duma.

Sa për bashkëpunimin me LSI-së, Duma theksoi: “Në dijeninë time dhe aq sa marr pjesë unë, gjëja më e mirë është se flitet hapur për çdo opsion me aleatët. Koalicioni opozitar është bërë edhe më unifikues për gjetjen e një rezultati se si të dyja fòrcave do iu bëhet më mirë. Sot s’ka asnjë qejfmbétje mes palëve, po shkojmë drejt një formule win-win”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit