Gripi i shpendëve 'alarmon' Holandën, mund të transmetohet te njeriu

Gripi i shpendëve ‘alarmon’ Holandën, mund të…

Nuk mjafton koronavirusi. Gripi i shpendëve, i cili u shfaq në Hollandë në fund të muajit tetor, është përhapur në shumë pjesë të vendit. Siç njoftojnë mediat e huaja, më shumë se 500 mijë pula janë therur në fermat e pulave në vend.

Ekziston rreziku i kontaktit

Sipas Ministrisë Hollandeze të Bujqësisë ekziston rreziku i përhapjes së gripit të shpendëve tek njerëzit. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se virusi, i cili gjithashtu gjendet në zogj të ngordhur dhe jashtëqitje, mund të transmetohet në zona të mëdha përmes këpucëve të njerëzve që i shkelin ato.

Ndalohet transporti 

Sipas raportit të BBC, Ministria Hollandeze e Bujqësisë shpalli një ndalim transporti për këto ferma. Transportimi i shpendëve, vezëve dhe plehut organik të shpezëve do të ndalohet deri në një njoftim tjetër. Ndalimi i transportit përfshin gjithashtu produkte të tjera blegtorale dhe shtazore nga fermat e pulave.

Sa i përket Covid-19, nga nisja e pandemisë, Holanda regjistron 484,648 të infektuar dhe 8,891 viktima.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit