Gripi i shpendëve tmerron botën akoma pa ikur koronavirusi, shikoni ku është shfaqur tani

Gripi i shpendëve tmerron botën akoma pa…

Kur e gjithë bota është mbërthyer nga koronavirusi, gripi i shpendëve shfaqet sërish.

Këtë herë në një fermë me pula në Viktoria të Australisë.

Mësohet se pulat kanë rezultuar pozitive me virusin H7N7.

Shpendët e infektuar po groposen menjëherë, për të parandaluar një përhapje të sëmundjes.

H7N7 përhapet nga një shpend i infektuar në tjetrin dhe më së shumti prek pulat, patat, rosat, gjelat e detit, pëllumbat, fazanët, strucët dhe zogjtë e egër.

Nëse ka kontakt të drejtpërdrejtë, virusi kalon edhe prej shpendit te njeriu.

Simptomat fillojnë si ato të një gripi të zakonshëm me kollë, ethe, dhimbje të fytit, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit