Gripi sezonal thuajse është zhdukur, këtë vit është regjistruar numri më i ulët gjatë 130 viteve

Gripi sezonal thuajse është zhdukur, këtë vit…

Virusi i gripit po zhduket! Ky ëhstë konkluzioni që kanë nxjerë disa ekspertë , të cilët thonë se këtë vit ka pasur një rënie prej 95 për qindësh të personave që janë prekur nga gripi.

Mediat e huaja, shkruajnë se këtë vit po preken nga gripi shumë më pak njerëz gjatë periudhës kohore prej 130 vitesh.

Ekpertët thonë se në javën e dytë të janarit, normalisht periudha më e keqe e vitit për gripin sezonal, rezultoi se numri i rasteve me simptoma gripi të raportuara në autoritetet mjekësore ishte 1.1 për 100 mijë persona, krahasuar me një mesatare pesë vjeçare prej 27 rastesh në 100 mijë persona.

John McCauley, drejtor i qendrës bashkëpunuese të Organizatës Botërore Shëndetësore për referenca dhe kërkime mbi grupin, dhe një nga ekspertët më të njohur në botë të gripit, thotë se hera e fundit kur ka patur prova të një niveli kaq të ulët të gripit sezonal, ishte në 1888.

 ‘Hera e fundit që kemi pasur prova për nivele kaq të ulëta ishte kur ende po numëronim vdekjet e gripit dhe kjo ishte në 1888, para pandemisë së gripit 1889-90. ‘- ka thënë ai.

Ekspertët besojnë se pandemia e koronavirusit ka luajtur një rol në rënien dramatike të numrave pasi njerëzit kanë mbajtur më shumë higjenë.

Një faktor tjetër që mund të ketë kontribuar në numrin e ulët të gripit është kufizimi i udhëtimeve ndërkombëtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit