Një qytetar ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po kryhen punimet e mirëmbajtjes në aksin rrugor Kukës–Has.
Sipas tij, kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij segmenti po i mbush gropat me beton dhe jo me asfalt, siç parashikojnë standardet. Ai thotë se betoni dëmtohet shpejt, duke krijuar sërish gropa që rrezikojnë të shkaktojnë dëmtime në automjete, veçanërisht në goma.
Qytetari shprehet gjithashtu se situata bëhet edhe më e rrezikshme pasi shumë drejtues mjetesh përpiqen t’u shmangen gropave, duke kaluar në korsinë e kundërt, madje edhe në kthesa me fushëpamje të kufizuar, gjë që mund të çojë në aksidente.
Së bashku me denoncimin, ai ka dërguar edhe një video, ku shihet qartë gjendja e rrugës dhe rreziku që paraqet për qarkullimin.
Autoritetet përgjegjëse duhet të verifikojnë pamjet dhe të marrin masat e nevojshme për garantimin e sigurisë rrugore.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje. uroj te jeni mire. ju lutem ta publikoni , ne aksin rrugore Kukes-Has kompanija qe meret me mirmbajtjen e kti aksit rrugore mbush gropat me beton jo me asfalt siq duhet betoni demtohet shum shpejt dhe po rrezikojm ti qajm gomat. dhe me e keqja se shoferet mundohen ti largohen gropave dalin ne karah te kunder ne kthesa te pa dukshme si kjo qe ta dergoj me vidio. faleminderit jeni me te miret.