Gruaja e autorit sqaron si ndodhi konflikti që çoi në vrasjen e Ndout: Nuk ka pasur konflikt me vajzat

Gruaja e autorit sqaron si ndodhi konflikti…

Një sherr banal i nisur prej një viti për xhirim gomash i ka marrë jetën 25-vjeçarit Emiljano Ndou në fshatin Bardhaj të qytetit të Shkodrës. Është bashkëshortja e autorit Mark Kodra ajo e cila hedh dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Bashkëshortja thekson se konflikti kishte nisur për xhirimin e gomave të motorit që viktima bënte kur kalonte përpara shtëpisë së tyre. Ajo shprehet se djali dhe burri i saj kanë dashur disa herë ta sqarojnë këtë konflikt, por janë dhunuar nga i ndjeri, duke çuar në aktin e rëndë të mesnatës së djeshme, ku Mark kodra ekzekutoi me breshëri kallashnikovi 25-vjeçarin.

Është kap djali me të. Ka ardhur këtu dhe ka xhiruar gomat e motorit aty. Ai ka qenë djalë i lëvizshëm, por se ka pasur konflikte me vajzat absolutisht. Ka dalë dhe ka një shok aty, komshi. Ka sjellë shokun aty, e përcillte. Djali im është shumë i butë. Ai ka xhiruar gomat aty, unë kam fëmijë, kam nipat ose mbesat ai hap portën, del e zë me motor. I ka dalë djali dhe i ka thënë më ngadalë. Unë i tha ai xhiroj ku të dua, si punë trimi. E kanë lënë.

Mbrëmë i ka thënë djalit çfarë ke pasur atë natë, para një jave. I ka thënë djali u krye ajo punë, u morëm vesh në bashkë. Jo i ka thënë ky dhe e ka sharë me tan robt djalin dhe i ka rënë. Ai e ka shenjë. Djali ka hyrë brenda e ka folur me djalin në Francë dhe e ka dëgjuar vajza. Më tha mua është kapur Valentini me dikë, por jo se me kë. E kam pyetur djalin me kë je ngatërru, më tha me filanin. Më tha më ka sha dhe më ka rënë, dhe këtë punë e mbyll unë.

Dhe doli e iku. Unë nuk e kam parë mbrëmë që dje. Burri dëgjoi dhe doli të merrej vesh me viktimën. Është takuar tek lokali, e ka sharë dhe këtë. I ka thënë desha me u sqaru me ty që mos me u bë e madhe. Ai e ka sharë dhe i ka rënë dhe këtij. Pas pak erdhi burri dhe hyri brenda. Nuk ka bërë as 15 minuta erdhi viktima dhe solli shokun e tij prapë, këtë komshinë. Motori i tij dëgjohej prej qendrës. Ka dalë, e ka lënë armën aty dhe e ka pritur kur të kthehej.

Kam dalë përpara me i ul armën dhe më ka shtyrë mua. Ai ka xhiruar gomën këtu dhe ka nxjerr tym. Kot pa lidhje ka qenë, se ne kemi qenë miq. Ka qenë mush për dikë dhe ka mbet tek na. Burri doli për ta ndalur, por nuk e ndali dot. Ndaloi vetë këtu, i ka rënë gomës së pasme dhe ka nxjerr tym, atëherë burri e ka qëlluar.
Ka pas dhe një konflikt para një viti, i ka rënë dhe atëherë burrit tim. E ka lënë burri im atë punë. Mbrëmë ka qenë mbush komplet”, deklaroi ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit