Gruaja e diplomatit e akuzuar për vrasjen e adoleshentit ‘kërkohet ndërkombëtarisht’

Gruaja e diplomatit e akuzuar për vrasjen…

Një njoftim i kuq i Interpol është lëshuar për gruan e një oficeri të inteligjencës amerikane, e akuzuar për shkaktimin e vdekjes së një motoçiklisti adoleshent në Britanine e Madhe.

Sipas Independent, prindërit e Harry Dunn, i cili u vra pranë një baze të Royal Air Force në Northamptonshire në gusht, u njoftuan nga policia britanike se Anne Sacoolas tani është “E kërkuar ndërkombëtarisht” dhe “nëse ajo duhet të largohet nga SHBA kërkimi duhet të miratohet ”

Sacoolas u largua nga ShBA menjëherë pas përplasjes në të cilën u vra Dunn dhe pretendoi imunitet diplomatik. Në tetor, kryeministri britanik Boris Johnson i kërkoi Presidentit të SHBA Donald Trump që “të rishqyrtojë pozicionin e SHBA” dhe prindërit e Dunn e takuan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ai u ofroi atyre një takim me Sacoolas, të cilin ata e refuzuan.

Ajo u akuzua për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm i makinës në dhjetor, por një muaj më vonë, SHBA-të refuzuan kërkesën e Britanisë për ekstradim.

Njoftimet e Kuqe lëshohen nga Interpol (Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale) “për të arratisurit e kërkuar ose për ndjekje penale ose të vuajnë një dënim”. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit