Gruaja e Fredi Kokoneshit të Bashkisë Divjakë përfiton para nga AZHBR për biznesin e saj

Gruaja e Fredi Kokoneshit të Bashkisë Divjakë…

Fredi Kokoneshi është aktualisht kryetari i Bashkisë Divjakë. Emri i tij është lakuar shpesh në media në lidhje me disa tendera të dyshimtë të organizuar nga institucioni që ai drejton. Madje vetëm pak ditë më parë edhe JOQ Albania denoncoi rastin më të fundit të një tenderi të dyshimtë të tij.

Por duket se përveç tenderave familja Kokoneshi përfiton para edhe nga AZHBR – Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, e cila drejtohet prej korrikut të vitit 2017 nga Frida Krifca. Kështu nga një kërkim i thjeshtë në faqen në internet të kësaj agjencie rezulton se Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Divjakë, ka përfituar gati 90 mijë euro për të blerë pajisje dhe makineri për një linjë prodhimi verërash. Ndonëse shumë fermerë të zonës kanë aplikuar pranë kësaj agjencie me sa duket fakti i të qënit bashkëshorte e kryetarit të bashkisë ka ndihmuar në përfitimin e financimit.

Por duke shqyrtuar listën, vërehet se përveç bashkëshortes së kryetarit të bashkisë, edhe një person tjetër me të njëjtin mbiemër Kokoneshi ka përfituar gjithashtu gati 50 mijë euro nga kjo agjenci. Të jetë rastësi vallë, apo të ketë lidhje me faktin se Fredi Kokoneshi është kryetar i Bashkisë Divjakë? Si mendon SPAK?/JOQ Albania

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit