
Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, në mbarë vendin ka nisur një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht nga biznese apo individë të ndryshëm.
“S’ka më tokë e xanun. Hiqini vetë ato trarë, mblidhni plaçkat dhe lironi hapësirat e përbashkëta midis pallateve. Do ndërhyjmë me gjoba dhe ndjekje penale,” paralajmëroi Rama në një video live.
Padyshim që kjo është një nismë e mirë, dhe nëse vërtetë do të kishte qëllim lirimin e hapësirave të zaptuara padrejtësisht duheshe mbështetur. Por duket se nisma ka nisur të dështojë që ka u futur tamam në shina.
Në një denoncim të mbërritur në redaksinë tonë, tregohet me fakte se si një grup i “Taks Forcës” së Tiranës mësyu këtë të dielë rreth orës 10:00 në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë. Qëllimi për lirimin e hapësirave të zaptuara duket se dështoi!
Menjëherë pasi punonjësit e “Taks Forcës” u larguan, te ky lokal që ndodhet në hyrje të pazarit, punonjësit filluan të mbërthejnë përsëri tendat dhe të nxjerrin jashtë tavolinat, duke u bërë sërish zaptues të hapësirës publike.
Sipas raportimeve për JOQ Albania, lokali në fjalë është në denoncuar shpesh se ka lidhje me bashkëshorten e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, Mirela Lika.
“Sot, e Diel data 06.07.2025 rreth ores 10 nje turmë miks ‘Taks Force’ kaluan ne menyre denostrative tek ambjentet e Pazarit te Ri, Tirane gjoja per “zaptimin e hapesirave publike”.
5 minuta sapo ky taborr administativo-patronazhist u largua, tek lokali qe publikisht eshte denoncuar si i gruas se ministrit Mazniku, puntoret filluan te zaptojne rrugen perpara ketij lokali sic deshmohet ne fotot qe po ju dërgoj,” shkruan një qytetar.
Me sa duket, ndëshkimi selektiv ka filluar edhe në këtë nismë që pritej t’u jepte pak hapësirë qytetarëve të thjeshtë, të cilët vuajnë mungesën e trotuareve dhe parkimeve, që shpesh bllokohen nga biznese ose persona të paautorizuar.
Kjo ngjarje ngre pikëpyetje mbi zbatimin e drejtë të kësaj nisme të re kombëtare. A është vërtetë qëllimi i nismës lirimi i hapësirave publike, apo thjeshtë ndëshkimi me gjoba i disa prej zaptuesve të vegjël dhe që nuk kanë lidhje me pushtetin?