Një grua është filmuar nga kamerat e sigurisë duke marrë një pallto në një dyqan rrobash në Tiranë dhe duke u larguar pa paguar.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndërsa pamjet tregojnë momentin kur ajo merr veshjen dhe del nga dyqani me pallton në krah.
Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, gruaja shihet duke lëvizur njërën prej kamerave të sigurisë, në përpjekje për të mos u filmuar. Megjithatë, ajo është kapur nga një tjetër kamerë teksa largohet nga biznesi.
Bëhet fjalë për një pallto me ngjyrë gri, me vlerë 120 mijë lekë të vjetra.
Pronarja e dyqanit i bën thirrje gruas që ta kthejë pallton brenda 24 orëve, përpara se të bëjë kallëzim në polici. Ajo shpreson që veshja të rikthehet në dyqan dhe çështja të zgjidhet pa pasur nevojë për ndërhyrjen e autoriteteve.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/LIOU0If-qng” title=”Gruaja filmohet duke vjedhur pallton 120 mijë lekëshe në një dyqan rrobash” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>