
Një grua e Polk County u bë milionere, pasi bleu një biletë fituese me gërvishtje. Banorja e Lakeland, Geraldine Gimblet fitoi çmimin prej 2 milionë dollarësh nga loja Bonus Cashword Scratch-Off.
Vajza e saj shtoi se një ditë para se nëna e saj të blinte biletën, ajo përfundoi trajtimin e fundit për kancerin e gjirit, raportojnë mediat e huaja.
“Një ditë para se nëna ime të blinte këtë biletë, unë dola nga spitali pasi përfundova trajtimin e fundit për kancerin e gjirit. Mamaja ime kishte harxhuar kursimet e jetës për t’u kujdesur për mua kur isha e sëmurë. Jam shumë e lumtur për të”, tha vajza.