Gruaja humb jetën 30 minuta pasi u vaksinua me Astra Zeneca

Gruaja humb jetën 30 minuta pasi u…

Ditën e djeshme, një 63-vjeçare humbi jetën gjysmë ore pasi kishte marrë vaksinën “AstraZeneca”. Ngjarja e rëndë u shënua në Greqi, në Ilion.

63-vjeçarja ishte njoftuar për t’u vaksinuar. Sapo kishte marrë dozën e vaksinës ajo qëndroi për 15-minuta në qendrën e vaksinimit për të parë ecurinë e saj dhe më pas u largua. Por pak minuta më vonë ajo u ndje keq dhe shkoi të ulej në një stol aty pranë parkut.

Kur qytetarët aty pranë kuptuan që gruaja nuk po ndihej mirë, informuan mjekët e qendrës së vaksinimit ndërsa u thirr edhe ambulanca. Pavarësisht se iu ofrua ndihma e menjëhershme, gruaja humbi jetën.

Mjeku, Nikos Kalogrias, i cili bëri edhe ekzaminimin e trupit të viktimës tregon për protothema.gr se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e infarktit të miokardit, ndërsa në mushkritë e saj u gjetën gjurmë të edemës pulmonare.

Po ashtu janë dërguar edhe mostra për ekzaminim histologjik për të parë nëse kishte ndonjë gjë tjetër.

Sidoqoftë, theksohet se gjurmë të trombozës apo mpiksjes së gjakut nuk u vërejtën. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë dhe pas informacionit të Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, nuk duket se ka lidhje mes vaksinimit dhe vdekjes së gruas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit