Gruaja i dhuron veshkën ish-bashkëshortes së burrit, e quajnë njëra-tjetrën “motra nga veshka”

Gruaja i dhuron veshkën ish-bashkëshortes së burrit,…

Një grua nga Florida, SHBA, i ka dhuruar një veshkë ish-gruas së burrit të saj, disa ditë pas martesës, dhe tani dy gratë e quajnë njëra-tjetrën “motra nga veshka”.

Debby Neal-Strickland e Jim Merthe ishin martuar më 22 nëntor 2020, 10 vjet pas takimit të tyre të parë. Dy ditë pas ceremonisë, gruaja i dha njërën veshkë ish-gruas së Jim, Mylaen Merthe, e cila po luftonte një sëmundje të rëndë.

“Ajo është një person që kishte nevojë për një veshkë, dhe unë e zotëroja një të tillë. Isha mjaftueshëm e shëndetshme për t’ia dhënë”, thotë 56-vjeçarja Debby, në programin Good Morning America. “Ajo është gjithashtu nëna e fëmijëve të burrit tim dhe së shpejti presin dy nipat e parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit