Gruaja infektohet në të njëjtën kohë nga dy variantet Covid, nuk mbijeton

Gruaja infektohet në të njëjtën kohë nga…

Shkencëtarët belg të dielën raportuan se një grua e moshuar kishte vdekur nga COVID-19, pasi kishte infektuar me variantet Alpha dhe Beta në të njëjtën kohë.

Gruaja 90-vjeçare vdiq në mars pasi u shtrua në një spital në qytetin belg të Aalst pas disa “goditjesh”.

Ajo nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19 dhe doli pozitive për sëmundjen pas mbërritjes në spital, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sidoqoftë, ajo “zhvilloi me shpejtësi simptoma të përkeqësimit të frymëmarrjes dhe vdiq pesë ditë më vonë”, tha deklarata.

Sipas Dr. Vankeerberghen, “është e vështirë të thuash nëse bashkë-infeksioni me dy variante luajti një rol në përkeqësimin e shpejtë të gjendjes së pacientit”.

Gjatë testimeve dhe sekuencave të gjera, spitali zbuloi se ajo ishte infektuar me dy variante: Alpha, i cili fillimisht erdhi në Britani, dhe Beta, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut.

“Të dy variantet po qarkullonin në Belgjikë në atë kohë, kështu që ka të ngjarë që zonja të ishte e infektuar nga dy persona të ndryshëm. Për fat të keq, ne  nuk e dimë se si ishte infektuar.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit