Gruaja iu shua pas betejës me kancerin, preket Pirro Dhima: Do të vdes, nuk kam fjalë

Gruaja iu shua pas betejës me kancerin,…

Pirro Dhima peshëngritësi me origjinë shqiptare, ka dhënë një deklaratë për mediat greke, teksa është parë i prekur, teksa fliste për ikjen nga jeta të gruas së tij dhe kjo pas betejes me kancerin. Dhima është peshëngritësi i cili para pak kohësh humbi nënën e tij e cila kishte mbetur e vetmuar në Himarë. Nëna e ish-deputetit në parlamentin grek u gjet e pajetë nga banorët e zonës në banesën e saj, ndërsa i biri mes lotëve para pak ditësh ka deklaruar se për vdekjen e bashkëshortes nuk ka fjalë dhe se do të vdes.

Pirro Dhima:

Anastasia luajti një rol të madh në gjithçka në jetën time . Mendoj se jemi rritur bashkë dhe kemi bërë shumë gjëra së bashku që njerëzit e tjerë nuk do t’i bënin në tre jetë. Ajo më dha katër fëmijë të mrekullueshëm. Më dha shumë…Gjithçka ndodhi aq shpejt sa ne as nuk e kuptuam. Më kujtohet kur shkonim në shtëpi pas operacionit, ajo ngrihej natën, kur fëmijët flinin dhe qante vetëm. E lashë të ndodhte për dy, tre ditë. Në një moment i them: “Kjo gjë që bën nuk duhet të ndodhë më, është e keqe , nuk po e ndihmon veten. Nuk po më ndihmon as fëmijët, as mua.” “Do të vdes”, më thotë. Askush nuk e di se kur do të vdesë iu përgjigja. Që nga ajo ditë ajo ishte një luftëtare në çdo gjë, ajo bëri një luftë me buzëqeshje. Lufta e denjë. Çfarë mund të them nuk kam fjalë. Sot mendoj se në shtëpinë ku jetoj, sepse kemi shumë momente bashkë, do të dalë dhe do të më thotë “o, mos e lër xhaketën aty! Merr këpucët”. Nuk mund ta mbulosh rolin e mamasë tek fëmijët, thjesht jam me fat që tani janë më të rritur dhe mund të mbajnë veten. Por në të njëjtën kohë ne mbështesim njëri-tjetrin, kemi kaluar shumë.

Burimi:iefimerida.gr/Përktheu dhe Përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit