Gruaja lind vajzë me djalin e burrit, u kujdes për të që kur ishte 7-vjeç

Gruaja lind vajzë me djalin e burrit,…

Një grua 37-vjeçare, e cila u martua me djalin e burrit të saj 23-vjeçar ka sjellë në jetë një vajzë. Blogerja ruse Marina Balmasheva la burrin e saj, pasi mbeti shtatzënë me djalin e tij, për të cilin Marina ishte kujdesur që 7-vjeç. Çifti sollën në jetë vajzën e tyre, të quajtur Olga, në vitin 2021.

Ai ra në dashuri me mua me të gjitha plagët e mia nga operacionet plastike, celuliti, shëndeti dhe personalitetin. Dhe unë nuk dua të dukem më mirë se kjo që jam”, tha Marina. 

Sigurisht që babai i Vova, njëherazi edhe burri i saj i parë, nuk ishte në dijeni për situatën dhe pasi e mësoi u nda. Alexey Shavyrin, babai i Vova, tha: “Ata nuk kishin turp të bënin seks ndërsa unë isha në shtëpi. Ajo joshi djalin tim… ai nuk kishte pasur një të dashur para saj. Unë do t’ia falja tradhtinë, nëse nuk do të ishte djali im. Ajo po vraponte drejt shtratit të djalit tim nga dhoma jonë e gjumit kur unë isha duke fjetur. Pas kësaj, ajo kthehej dhe shtrihej në shtrat me mua sikur të mos kishte ndodhur asgjë.”

Nga ana tjetër Marina u tha ndjekësve të saj: “U pendova që shkatërrova familjen? Edhe po edhe jo. Më vinte turp që vrava stabilitetin e ‘mamës dhe babit'”. A doja të kthehesha te ish-i im? Jo. A ndjej zemërim dhe urrejtje ndaj tij? Jo më”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit