Gruaja lufton për jetën pas përdhunimit brutal gjatë dasmës në Indi (fotot)

Gruaja lufton për jetën pas përdhunimit brutal…

Sipas raportimeve të fundit nga India, një grua po lufton për jetën pasi rrah brutalisht, u përdhunua në grup dhe u la e varur në një shtyllë në Indi, duke u menduar si e vdekur.

Viktima ishte rrethuar nga një grup meshkujsh teksa shkoi në tualet gjatë një dasme në shtëpinë e saj.

Gruaja u gjet e varur në një shtyllë në fshatin Chakhabib Rudhiya në veri të krahinës së Bihar të martën, njoftonin mediat shtetërore.

Fshatarët e tmerruar e kishin dërguar atë në spital, pasi e gjetën pa ndjenja dhe në gjendje të rëndë. Gruaja ishte sulmuar pasi kishte shkuar të përdorte një tualet të hapur. Sulmuesit e kishin tërhequr atë në një zonë të veçuar ku e kishin përdhunuar e rrahur.

Burrat e kishin kërcënuar me vdekje nëse rezistonte dhe kishin vjedhur bizhuteritë e saj, raportonin mediat lokale.

Kur besonin se gruaja kishte vdekur, ata e kishin varur trupin e saj në një shtyllë të linjave elektrike.

Sipas raportimeve të sotme gruaja është ende e pandërgjegjshme dhe në gjendje kritike. Ende asnjë arrestim nuk është bërë për ngjarjen por disa njerëz janë marrë në pyetje për incidentin. Këta të fundit u gjurmuan nga fshataret e tmerruar që i kishin dorëzuar në polici.

Të dyshuarit raportohet se janë punëtorë që kishin ngritur tenda për dasmën.

Sulmi i rëndë është përdhunimi më i fundit në Indi, ku një vajzë ose grua përdhunohet çdo 15 minuta sipas të dhënave vendore.

Vetëm në krahinën e Bihar të dhënat tregojnë se 1330 përdhunime u denoncuan në vitin 2020.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit