Gruaja me dy vagina fiton rreth 14 mijë€ në muaj, duke edukuar të tjerët

Gruaja me dy vagina fiton rreth 14…

Një grua me dy vagina po përdor OnlyFans dhe Pornhub për të edukuar njerëzit për gjendjen e saj dhe thotë se tashmë është mësuar me këtë fakt. 31-vjeçarja Evelyn Miller nga Gold Coast, Australi, tha se fillimisht e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull, pasi u përpoq të fuste një tampon në vaginë. 

Ajo mësoi për ekzistencën e dy vaginave në vitin 2011 kur një gjinekolog e diagnostifikoi me një gjendje të quajtur uterus didelphys, që do të thotë se ajo ka dy vagina, një mitër të dyfishtë dhe dy grupe vezoresh. 

Uretra e saj është ‘më e ulët se zakonisht’ dhe në fillim Evelyn ishte në ankth për t’u treguar partnerëve të saj këtë fakt. Megjithatë, ajo thotë se ka mësuar me këtë realitet dhe është  bashkuar në Onlyfans dhe Pornhub, ku fiton 12,000 £ në javë me videot e saj.

Evelyn shpjegoi se ajo i shmangej seksit pasi partnerët e saj nuk dinin se çfarë po bënin. Ajo tha: “Unë e shmanga seksin për shumë kohë. Djemtë nuk e dinin se çfarë po bënin. Thjesht nuk e dija se çfarë nuk shkonte me mua. Ndjeja aq shumë ankth rreth seksit. Në atë kohë jetoja vetëm me babanë tim, kështu që nuk kisha askënd që të mund të shkoja dhe të pyesja privatisht. Google nuk bëhej fjalë. Unë jetoja në një fermë të largët dhe nuk mund t’i shikoja simptomat e mia në internet.”

Ajo e vlerëson diagnozën e saj në vitin 2011 për shkak se i dha asaj një jetë të re dhe në vitin 2018 ajo krijoi një llogari OnlyFans me burrin e saj Tom dhe e ka përdorur atë për të rritur ndërgjegjësimin e grave.

OnlyFans më ka ndihmuar që më në fund të përqafoj gjendjen time. Krijimi i përmbajtjes dhe të kesh njerëz të magjepsur nga gjendja ime është vërtet e mrekullueshme”, tha ajo. 

Çifti ka dy fëmijë, Andrew dhe Georgia, së bashku, gjë që ishte një lajm shumë i mirë për Evelyn pasi ajo kishte frikë se gjendja e saj mund të nënkuptonte se nuk mund të kishte fëmijë. Ajo tha se ishte ‘me fat’ pasi shumë gra të tjera në një situatë të ngjashme i kanë dërguar mesazh dhe disa prej tyre nuk kanë mundur të mbeten shtatzënë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit