Gruaja në gjendje të rëndë, zbardhen detaje nga ngjarja në Tepelenë

Gruaja në gjendje të rëndë, zbardhen detaje…

Policia ka dhënë më shumë detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Tepelenë, ku një burri qëlloi me thikë gruan dhe më pas veten. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Selam Musai”, ku 42- vjeçari, Lulëzim Nanaj, ka goditur me thikë, bashkëshorten e tij 40 vjeçare, për shkaqe xhelozie.

Mësohet se Lulëzimi  ka qenë në punë, ka marr leje nga pika e karburantit ku punonte duke i komunikuar se donte të shkonte deri në Vlorë, ndërkohë që ka shkuar në banesë dhe ka ndodhur ngjarja. Shkak i ngjarjes  ka qenë çështje xhelozie nga ana e partnerit.

Ai ka 4 goditje në trup teksa ka tentuar të vras veten dhe është transportuar drejt Tiranës për kurim të specializuar.

Sakaq, gruaja e tij, Floreta Nanaj, ka marrë një goditje në veshka dhe pritet të transportohet drejt Tiranës, pasi ndodhet në rrezik për jetën. Mësohet se çifti ka një fëmijë të vogël.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit