Gruaja në Pogradec denoncon 29-vjeçarin pas ndarjes nga babai i tij: Kreu marrëdhënie seksuale ma vajzën time

Gruaja në Pogradec denoncon 29-vjeçarin pas ndarjes…

Policia ka ndaluar shtetasin me iniciale K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare.

Ka qenë nëna e vajzës e cila ka denoncuar rastin dhe në prani të prindërve dhe psikologëve, 12-vjeçarja ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me të riun 29-vjeçar.

Nëna e të miturës ka bashkëjetuar me babain e 29-vjeçarit. Nëna ka qenë në dijeni të rastit por e ka denoncuar vetëm kur lidhja e saj me babain e 29-vjecarit ka marrë fund.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit