Gruaja në Turqi pëson dhimbje të mëdha pas ndërhyrjes në bark, kirurkgu i kishte harruar brenda në trup gërshërët

Gruaja në Turqi pëson dhimbje të mëdha…

Një grua nga Turqia ka përjetuar dhimbje të mëdha të barkut pas një operacioni, ku kirurgu kishte harruar gërshërët brenda.

Kirurgu i tha Nurcihan Ogmen, 61 vjeç, nga provinca Aydin në jug-perëndim të Turqisë se dhimbjet pas operacionit janë normale.

Sipas mediave turke Nurcihan iu nënshtrua një operacioni prej 5 orësh për heqjen e lëkurës së tepërt në bark dhe doli nga spitali të nesërmen. Ajo përfundoi sërish në spital pasi ndjente një dhimbje të fortë në bark dhe pjesa e stomakut ishte e enjtur, Kirurgu thuhet se i tha Nurcihan se kjo ishte normale dhe do të kalonte.

Më vonë ajo shkoi me burrin e saj Kubdettin Ogmen në Spitalin Shtetëror Soke pasi simptomat vazhduan për dy muaj. Një rreze X tregoi se Nurcihan kishte një gërshërë të lënë në bark.

Ajo u kthye te kirurgu i saj origjinal L.A., i cili hoqi gërshërët gjatë një operacioni që zgjati dy orë.

Nurcihan tha: “Pas operacionit, dhimbja ime u përkeqësua. U bë aq e rëndë sa që shkoja për kontroll pothuajse çdo javë. Mjeku nuk më besoi dhe më largoi duke thënë se thjesht duhet të kem durim. Ai më largonte dhe nuk ishte i interesuar të më dëgjonte dhe unë nuk mund t’ja shpjegoja dot gjithë dhimbjen e madhe që kisha. Ende e ndiej dhimbjen. Ende nuk jam shëruar plotësisht”, është shprehur ajo.

Nurcihan ka paraqitur një ankesë tek autoritetet lokale në lidhje me kirurgun së bashku me administratën e spitalit dhe personelin tjetër mjekësor të përfshirë në operacion. Zyrtarët e spitalit dhe kirurgu nuk kanë komentuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit