Gruaja nën hetim për korrupsion, kryeministri spanjoll drejt dorëheqjes, po Rama kur do e japë?

Gruaja nën hetim për korrupsion, kryeministri spanjoll…

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pritet të japë dorëheqjen pas hetimit për korrupsion të gruas së tij. Ai pritet të shpallë vendimin e tij të hënën.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi në një letër të postuar në Platformën X, se po e “konsideron” mundësinë e dorëheqjes pasi u bë e ditur se ndaj bashkëshortes së tij kishte nisur një hetim paraprak për korrupsion dhe ndikim të padrejtë.

Më duhet të ndalem dhe të mendoj në mënyrë që të vendos, nëse duhet të vazhdoj si kreu i qeverisë apo të heq dorë nga ky nder,” shkruan Sanchez. Kryeministri spanjoll synon të shpallë vendimin e tij të hënën dhe do të pezullojë aktivitetet e tij deri atëherë.

Por ndryshe nga çfarë ndodh në vendet me demoktaci të konsoliduar, nuk ndodh në vendin tonë. Së fundmi, emisioni invetigativ italian “Report” ka nxjerrë zbuluar lidhjet e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Osli Rama, me trafikantët e drogës, marrëveshja skandaloze që u bë për emigrantët e shumë të tjera. Të gjitha këto, nuk e kanë kthjelluar Ramën dhe të jap dorëheqjen. Përkundrazi, ai sulmon median shtetërore italiane si shpifëse, zapton çdo media pranë tij të jap intervista me pyetje të gatshme dhe të manipulojë këtë pak popull që ka ngelur për të marrë mandatin r katërt.

Edhe pse ka nje pjesë të ministrrave në burg ose nën hetim, kjo nuk e bën Ramën që të marr përgjegjësi mbi supe, por të bëj përgjegjës vartësit e tij e duke i akuziar se kanë “ngrënë kumblla” pas kurrizit të tij. Afera e inceneratorëve e përfshinte Ramën drejt për drejt, por me drejtësinë e kapur, nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit