Gruaja nxjerr burrin “shëtitje” të lidhur me zinxhir, habiten qytetarët

Gruaja nxjerr burrin “shëtitje” të lidhur me…

Një ngjarje që ka habitur mbarë opinionin publik është ajo e një gruaje që ka nxjerrë për “shëtitje” burrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Kroaci.

Një vajzë i habiti të gjithë teksa po ecte nëpër qendër tregtare teksa kishte me vete edhe burrin që ishte i lidhur me zinxhir si një qen. Ajo ishte e veshur me kostum të ngushtë dhe taka të larta ndërsa burri e ndiqte si qen.

Mediat e huaja shkruajnë se ata janë Antea Ajbek dhe Renato Pirin.
“Burri mbahet me zinxhir”, ka shkruar Antea krahas videos por kjo përmbajtje është hequr me shpejtësi.

Nuk dihet ende se çfarë fshihet pas kësaj ngjarje por shumë supozojnë se ky është një tjetër trend i çuditshëm në rrjetin e njohur social “Tik Tok”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit