Gruaja pretendon se ka gjetur një këmbë dinosauri në kopështin e saj

Gruaja pretendon se ka gjetur një këmbë…

Një grua britanike ka ngjallur frikën e ekzistencës së dinozaurve në Mbretërinëme Bashkuar, pasi bëri një zbulim të pazakontë në kopshtin e saj.

Laura Moorcroft, 36 vjeç, e cila jeton në Buckley, Uells, pretendon se ka gjetur kthetrat e një bishe prehistorike dhe kontaktoi ekspertët në kopshtin zoologjik Chester për disa përgjigje.

Menjëherë mendova se ishte nga një dinosaur. Burri im dhe unë sapo ishim kthyer nga një shëtitje dhe ai e vuri re atë në bar. Na duket prehistorike, një thua me luspa si hardhuca. Njëri tha se ishte si një fazan dhe tjetri një gjeldeti, kështu që ne nuk e dimë akoma”, tha gruaja. 

Moorcroft gjithashtu shpjegoi se kamera e kopshtit të saj nuk mund të kapte imazhin e krijesës misterioze, pasi ishte më larg rrezes së saj. 

Postimi i saj në internet ndezi spekulime, duke i lënë shumë me dyshime nëse ishte nga një zog apo shpendë, ndërsa të tjerë menduan se mund të ishte diçka si një aligator, krokodil apo breshkë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit