Gruaja që merr 180$ në javë vesh vajzën 7 muajshe me Louis Vuitton dhe vetë ha supë e petë të gatshme

Gruaja që merr 180$ në javë vesh…

Një nënë që jeton me vetëm 180 dollarë në javë, në vend që të paguajë qiranë, i shpenzon paratë e saj për të blerë rroba të stilistëve më të njohur për vajzën e saj shtatë muajshe. Carissa Spark, nga Dorset në Anglinë Jugperëndimore, pranoi se prioritet i saj janë veshjet e vajzës së saj, Lavinia, sesa të blejë ushqime për të ngrënë. 

Mamaja beqare jeton me mbështetjen financiare të qeverisë dhe po studion me kohë të pjesshme për t’u bërë parukiere. Ajo shpenzon gjysmën e të ardhurave të saj për rroba të stilistëve të foshnjave dhe mbijeton duke ngrënë supë të konservuar dhe petë të gatshme në mënyrë që t’i sigurojë rrobat më firmato vajzës së saj. 

Më pëlqejnë shumë zbukurimet, fjongo, çdo gjë me shkëlqim. Nëse do të më duhej të vdisja nga uria për të blerë veshjet e saj, me siguri do ta bëja”, tha ajo në një reality show. 

Carissa shpesh e gjen veten duke numëruar qindarkat në mënyrë që të paguajë faturat e saj dhe t’i blejë vetes gjërat e nevojshme. Nëna gjithmonë siguron që nevojat e vajzës së saj të plotësohen përpara se të mendojë për veten, qoftë ushqimi, rrobat apo lodrat e saj.

“Unë gjithmonë sigurohem që Lavinia të ketë gjërat që i duhen fillimisht. Ajo ka gjithçka, unë jam ajo që më mungojnë shumë gjëra. Kam jetuar me supë të gatshme dhe pako me petë”, tha ajo. 

Carrisa zbuloi gjithashtu se dëshira e saj për të veshur fëmijën me Dior, Louis Vuitton buron nga marrëdhëniet e tensionuara që ajo vetë ka pasur me nënën e saj.

Unë kurrë nuk kam qenë afër me mamanë time dhe e dija që kur linda një fëmijë doja të isha kaq afër me të. Kur ia vesh gjërat që blej, emocionohem se sa e bukur duket. Më pëlqen të ndihem kështu. Për mua, kjo e bën gjithçka të vlejë”, tha ajo. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit