Gruaja që ra sipër 'bimës së vdekjes’ tregon tmerrin që po përjeton edhe pas 6 muajsh

Gruaja që ra sipër ‘bimës së vdekjes’…

Një grua, e cila ra në një bimë që është quajtur “bima e vdekjes” për shkak të dhimbjes së pabesueshme që shkakton, ka folur për sprovën e saj gjashtëmujore dhe thotë se dhimbja është shumë më e keqe se sa vetë lindja e një fëmije. 

Naomi Lewis ishte duke udhëtuar me biçikletë kur doli nga rruga dhe përfundoi duke u përplasur me një nga bimët më helmuese në botë. Shkenca e quan atë lloj bime Dendrocnide Moroides, por nganjëherë quhet ‘bima vetëvrasëse’ për shkak të dhimbjes së tmerrshme që shkakton. 

Pasi bie në të, bima injekton helm në lëkurën e njerëzve që e prekin dhe mund t’i lërë ata me dhimbje të tmerrshme deri në nëntë muaj.

Kështu ndodhi edhe me Lewis-in. Ajo tha për ABC se dhimbja ishte ‘100 për qind dhimbja më e keqe që ka përjetuar ndonjëherë’. 

Dhimbja ishte përtej të padurueshmes. Trupi arrin një prag dhimbjeje dhe më pas fillova të vjella. Kam bërë katër fëmijë, tre me prerje cezariane dhe një lindje natyrale. Lindja e fëmijës, asnjëra prej tyre as që afrohet”, tha ajo. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit