Gruaja që shiste rroba të përdorura gjen 5 mijë euro brenda tyre, i habiti të gjithë me veprimin

Gruaja që shiste rroba të përdorura gjen…

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Greqi. Një grua që shet rroba të përdorura në tregun Papagout atje ka gjetur njo pak, por 5000 euro në xhepin e veshjeve që kishte marrë për të tregtuar. 

Gruaja ka bërë një gjest mjaft të rrallë dhe ka vendosur t’i dorëzojë lekët në polici nëse dikush do të shkojë t’i kërkojë.

Ajo tha se nuk mund të mbante diçka që nuk ishte e saj.

Paratë i janë dorëzuar menjëherë policisë dhe deri më tani askush nuk i ka kërkuar.

Nëse brenda vitit të ardhshëm nuk kërkohen nga pronari i tyre, atëherë do të shkojnë në Fondin e Depozitave, shkruan protothema

Megjithatë, ajo u kërkoi autoriteteve që të mos shkonin atje paratë, por për “Buzëqeshjen e Fëmijës” dhe “ Arkën e Botës” .

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit