Covid hyn në shtëpinë e mjekut të spitalit të Krujës Ardian Mata. “Kruja po bëhet një vatër shumë e nxehtë i bëj thirrje ministrisë dhe ISHP-së të vijë të shikojë situatën në Krujë. Të bëjë dhe tamponet.
Të hapin një qendër të veçantë ministria se shumica janë të varfër kanë një dhomë e një kuzhinë dhe karantinimi mund të jetë i dështuar”, është shprehur mjeku.
Mjeku radiolog i spitalit të Krujës, Mata disa herë me radhë ka guxuar të flasë hapur duke kërkuar vëmendje më të shtuar nga ana e strukturave të larta të shëndetësisë për përhapjen e Covid në Krujë.
Një prej të prekurve me shumë të ngjarë e ka infektuar dhe atë. Për momentin gjendja shëndetësore e saj është e qëndrueshme dhe po mjekohet në banesë.
Ndërsa bashkëshorti, radiologu Mata ka rezultuar negative. Ai ka kryer testin e parë dhe për momentin nuk është i prekur nga virusi i ri. Po siç protokolli e kërkon e gjithë familja Mata dhe të afërmit e tyre janë karantinuar.