Gruaja shikon nga dritarja avionin që ka ‘ndaluar’ në qiell

Gruaja shikon nga dritarja avionin që ka…

Një avion pasagjerësh duket se po qëndron pa lëvizur mbi qytetin e Çikagos. Këto pamje të postuara në TikTok kanë krijuar konfuzion tek mijëra njerëz që besojnë se diçka e tillë nuk mund të ndodhë. 

Amber Baker e ka xhiruar videon nga dritarja e një avioni tjetër teksa po fluturonte paralel me të. Në video, Baker thotë: “Ok djema, më thoni aeroplani nuk po lëviz. Është çmenduri, është kaq e çuditshme. Çfarë po ndodh?”

Baker shpjegon se ajo ishte e habitur sepse shoqja e saj i kishte dërguar tashmë një video që përshkruante të njëjtin fenomen dhe këtu ajo po shihte të njëjtën gjë me sytë e saj.

Por një përdorues që komenton videon e Baker e ka shpjeguar fenomenin tha: “Aeroplani thjesht po lëviz me të njëjtën shpejtësi si avioni juaj.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit