Gruaja shtatzënë në muajin e nëntë vrapon një milje për pesë minuta

Gruaja shtatzënë në muajin e nëntë vrapon…

Një grua shtatzënë në muajin e nëntë ka habitur shikuesit në një pistë në Kaliforni, pasi bëri një milje për pesë minuta. Vrapuesja profesioniste e distancave të mesme Makenna Myler refuzoi që shtatzënia t’i pengonte stërvitjen e saj.

Ajo vazhdoi stërvitjen gjatë shtatzënisë së saj të parë dhe tani nëna e dy fëmijëve nga Orange County, Kaliforni, është përsëri aktive. 

30-vjeçarja veshi rrobat e sportit dhe shkoi në pistë për të parë nëse mund të mposhtte rekordin e saj të fundit gjatë shtatzënisë. Dhe ia doli, pasi e bëri 8 sekonda më shpejtë.

Mendova se ishte shumë e zakonshme të stërvitesh gjatë shtatzënisë, por doli se kishte shumë njerëz që mendojnë se nuk është normale. Është edhe gjenetike. Unë njoh disa vrapues të mrekullueshëm që mbetën shtatzënë dhe legeni i tyre thjesht nuk mund të duronte vrapimin. Kisha njerëz që pyesnin se si mund ta bëja këtë gjatë muajit të nëntë të shtatzënisë kur disa mezi zbresin nga divani.  Shumë prej saj ka të bëjë me mënyrën se si e forconi trupin tuaj përpara se të mbeteni shtatzënë edhe unë vrapoja para shtatzënisë, gjë që më ndihmoi”, tha ajo. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit